Stefanoviç:Ka presione që Serbia ta njohë Kosovën

Serbia është e gatshme të mbrojë interesat e saj dhe të shikojë përtej presioneve të qarqeve të caktuara, të cilat dërgojnë mesazhe se është e domosdoshme njohja e Kosovës, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian- ka deklaruar shefi i ekipit shtetëror serb për dialog me Prishtinën, Borislav Stefanovic.
“Ekzistojnë presione nga qarqe të caktuara, na dërgojnë mesazhe se duhet ta pranojmë Kosovën nëse e dëshirojmë anëtarësimin në BE, por kjo është një pjesë e procesit në të cilin ne nuk shikojmë me nervozizëm, por me përgatitje të plotë të mbrojmë interesat tona”, ka thënë Stefanovic për televizionin Palma plus.
Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës dhe kandidatura e Serbisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, janë dy procese të ndara.