Schwarzenegger vret agjentë

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, do të shfaqet në rolin kryesor në filmin aksion “Ten” (Dhjetë).
Sipas portalit Hollywood Reporter, filmi "Ten" bënë fjalë për agjentët e agjencisë speciale të shtetit për luftimin e tregtisë me narkotikë (DEA), të cilët vjedhin një sasi të madhe parash nga mafia e drogës.
Dhe, tamam kur agjentët mendojnë se ia dolën të iknin me paratë e vjedhura, dikush fillon t’i likuidojë një nga një...
Regjinë e filmit do ta bëjë David Ayer, megjithëse ende nuk dihet kur do të nisë xhirimi i filmit.
Filmi “Ten” është njëri ndër projektet e shumta të Schwarzenegger (64) që nga viti i kaluar, kur i përfundoi mandati i guvernatorit të Kalifornisë.