E Diel, 1 Nëntor 2026

Franci-Tanit Dua te te shikoj perballe Liamit Tani Liami eshte pozitiv por nxjerr anet negative te banoreve

Pasi sqarohet situata mbi nominimin e Ermalit kundrejt Franceskes ata flasin me njeri-tjetrin per qendrimin e banoreve me njeri-tjetrin. Franceska thote per lidhjen e saj se edhe nese nuk do te rezultoje e suksesshme lidhja e tyre brenda ka qene gjithcka e sinqerte dhe asgje nuk ka qene per loje. Me pas ajo i kerkon Tanit qe te shfaqe mendimin e tij pa u ndikuar nga Liami dhe se fakti qe qendron nen hijen e Liamit po i humbet shume pike. Ajo i kujton pozicionin qe mori ai kur u fut ne shtepi dhe thote se ne ate menyre do te kishte qene shume i suksesshem por duhet te kishte vazhduar en ate rruge. Une jam vetem pavaresisht se si ju dukem thote Tani. Ndersa Franceska mendon se ai edhe kur ka nje mendim te kundert nga Liami nuk guxon ta thote pasi nuk do qe te dale kunder tij. Ndersa Tani thote se ndodh qe ne shumicen e rasteve ti perputhen mendimet me Liamin por kjo gje nuk do te thote se ai po ben lojen e Liamit. Ndersa Franceska e kundershton duke i thene se nuk i duket keshtu. Dritani thote se Liami eshte njeri pozitiv por fakti qe ia nxjerr ne pah vetem anet negative banoreve ben qe banoret te mos e pelqejne pasi ai e ben kete per efekt te lojes. Franceska i kerkon qe ai ta kundershtoje Liamin atehere kur ta ndieje se ka mendim te kundert me te.

Me pas ata flasin per Arbrin dhe per menyren se si ai po mundohet qe te mbijetoje brenda shtepise. Tani thote se Arbri i mendon te gjithe poshte vetes dhe flet me superlativa per veten por kjo gje evidenton ne negative te tijat. Franceska mendon se pavaresisht gjithckaje ai ka ditur te luaje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›