E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scolari mbetet në Uzbekistan

Luiz Felipe Scolari, njëri prej kandidatëve për të zëvendësuar Ciro Ferraran në bankinën e Juventusit do të mbetet në drejtimin e Bunyodkorit, ka njoftuar klubi nga Uzbekistani.

“Trajneri Luiz Felipe Scolari dëshiron të bëjë të ditur se nuk do të largohet nga Bunyodkori para skadimit të kontratës së tij (dhjetor 2010). Ai aktualisht është për pushime në Brazil, ndërsa do të kthehet në përgatitje për sezonin e ri që është caktuar në Dubai”, thuhej në një komunikatë të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›