E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-ja nuk do të ndërhyjë në Siri e Mali

NATO nuk ka asnjë projekt për të ndërhyrë në Mali, ku veriu i vendit është i pushtuar nga islamikët armatosur apo në Siri, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Anders Fogh Rasmussen.

"NATO nuk ka si qëllim të ndërhyjë në Mali'', theksoi Rasmussen në një konferencë shtypi në Bruksel. ''Ne do ta ndjekim situatën me kujdes'', shtoi ai.

Kryeministri malez, Cheikh Modibo Diarra, u kërkoi dy ditë më parë perëndimorëve të ndërhyjnë ushtarakisht në Mali duke dërguar aeroplanw luftarakë dhe forca speciale në mbështetje të trupave afrikano-perëndimore të Komunitetit të Shteteve të Afrikës Perëndimore, që do të vendoseshin në drejtimin e OKB-së.

Për sa i përket Sirisë, Rasmussen përsëriti qëndrimin e NATO-s që prej fillimit të konfliktit. ''Ne jemi shumë të shqetësuar nga situata në Siri, por ne nuk shikojmë zgjidhje ushtarake të konfliktit mes regjimit të Bachar Al-Assad dhe kryengritësve”, theksoi ai.

"Ne nuk kemi asnjë diskutim për sa i përket një mundësie ushtarake'', theksoi ai, duke u kërkuar palëve gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›