BERAT/ Kercenoi elektricistin, kapet pas kthimit nga Greqia
Kercenoi me arme elektricistin e fshatit, shpallet fajtor nga gjykata dhe denohet ne mungese, por arrestohet menjehere pas kthimit nga Greqia. Shuaip Dhembo, 33 vjec, nga fshati Bistrovice i Beratit, u ndalua vetem pak ore pas kthimit nga emigracioni. Shtate muaj me pare, Dhembo u akuzua se kercenoi me nje arme automatike elektricistin e fshatit per shkak te grindjes mes tyre per faturen elektrike, qe 33-vjecari pretendonte se ishte e ekzagjeruar. Pasi akuzoi elektricistin e fshatit, se i kishte vendosur ne fature me shume kilovate se cfare kishte harxhuar, Dhembo ne grindje e siper e kercenoi ate me arme. Ai ishte denuar me dy vjet burg dhe 100 mije leke gjobe.
E. H.
E. H.