E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së paku 13 të vdekur në një shpërthim në Pakistan

Islamabad, 23 gusht - Së paku 13 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një xhami në rajonin fisnor të Waziristanit Jugor, kanë njoftuar zyrtarët.

Shpërthimi ndodhi në një zonë tregu në qytetin kryesor të rajonit, Wana.

Midis të vdekurve ishte edhe një anëtar i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit,  Maulvi Noor Ahmed, raporton BBC.

Waziristani Jugor është qendra e luftës midis forcave pakistaneze dhe talibanëve, ku ka kanë vdekur qindra njerëz në sulmet e viteve të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›