E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 250 mijë persona evakuohen në Kinë

Pekin, 23 gusht – Përmbytjet kanë detyruar evakuimin e mbi një çerek milion njerëzve në veri të Kinës, përgjatë kufirit me Korenë Veriore, kanë njoftuar sot mediet shtetërore.

Shirat e mëdha gjatë disa ditëve të fundit, kanë bërë që lumi Yalu, i cili shënon kufirin, të dalë nga shtrati, megjithëse niveli i ujit ka filluar të bie dje, ka njoftuar agjencia Xinhua.

Katër persona kanë vdekur. Sipas kësaj agjencie, 253 500 banorë janë evakuuar, pasi që niveli i Yalus arriti në nivelin më të lartë në një dekadë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›