E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së paku 50 viktima të reja në Siri

Së paku 50 njerëz janë vrarë të dielën në Siri. Aktivistët thonë se numri më i madh i viktimave është shënuar në zonat pranë Damaskut dhe në qytetin verior të Aleppos.

Sipas tyre, shpërthimet e predhave dhe armët e zjarrit kanë mundur të dëgjohen në gjithë Damaskun.

Luftëtarët kryengritës në anën tjetër kanë thënë se kanë marrë "kontrollin e plotë" të lagjes Salahedin të Aleppos, nga forcat qeveritare.

Revolta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad në Siri ka nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas aktivistëve, mbi 25.000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i trazirave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›