E Shtunë, 31 Tetor 2026

Powell, pasardhës i Scholesit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka ritheksuar besimin e tij se përforcimi i ri Nick Powel ka kualitetet e nevojshme për të zëvendësuar veteranin Paul Scholes.

Mesfushori Powell, përforcim i ardhur gjatë verës nga Crewe, luajti për 11 minuta në fitoren 4-0 ndaj Wiganit të shtunën. Dhe, Ferguson ka shpresa të mëdha te 18 vjeçari.

“Powell do të bëhet futbollist shumë i mirë dhe shpresojmë se do të zëvendësojë Scholesin sepse ka vizion të mirë, këmbë të shpejta dhe di të shërbejë topa për sulmuesit”, deklaroi Ferguson për televizionin e klubit MUTV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›