E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekini apelon për protesta të qeta kundër Japonisë

Autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa për të qetësuar protestat kundër Japonisë, në lidhje me ishujt e kontestuar.

Protestat e intensifikuara në fundjavë kanë kundërshtuar pretendimet e Japonisë për disa ishuj të pabanuar, që në Kinë quhen Diaoyu, ndërsa në Japoni Senkaku.

Javën e kaluar, Japonia ka thënë se ka blerë ishujt nga një pronar i tyre privat.

Protesta për ishujt, në Kinë ka pasur për javë të tëra, por njoftimi i fundit i Japonisë ka shkaktuar një valë përleshjesh.

Qeveria e Kinës ka bërë thirrje që protestat të jenë “të rregullta, racionale dhe të ligjshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›