E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Lajçi, zyrtarisht në AAK

Ish-udhëheqësi i lartë i LDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi, sot ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke i uruar mirëseardhje në AAK, nënkryetari i parë, Blerim Shala, e ka vlerësuar Lajçin si një prej figurave të çmueshme, që nëpër vite dha kontributin e tij të vlefshëm në funksion të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

“Është i mirëseardhur dhe shumë i nevojshëm kontributi i z. Lajçi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në rrugën dhe projektin tonë për ndërtimin dhe avancimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës”, ka thënë Shala.

Ndërkaq, Ali Lajçi, ka deklaruar se ndihet mirë që i është bashkuar AAK-së dhe se bashkërisht me kolegët e tij dhe udhëheqësit e partisë, do të vazhdojë të kontribuojë në çuarjen përpara të proceseve të rëndësishme në për të cilat po kalon vendi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›