Nikolic: Të gatshëm për zgjidhje kompromisi me Prishtinën

Serbia mbetet e hapur për bisedime për të gjitha pyetjet dhe është e gatshme për zgjidhje kompromisi, ka thënë Nikolic duke hapur Samitin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që po mbahet në Beograd.
Sipas tij, çështja e Kosovës është mjaft e ndjeshme për Serbinë, por që vendi ka vazhduar që në mënyrë pragmatike dhe fleksibile të sigurojë jetë më të mirë për njerëz të thjeshtë të cilët jetojnë në Kosovë.
“Deri tani paqja dhe stabiliteti janë ruajtur para së gjithash fal qëndrimit konstruktiv të Serbisë. Pozicioni parimor i Serbisë për të ardhmen e Kosovës mbetet i pa ndryshuar. Ne kurrë as në mënyrë eksplicite apo implicite nuk do ta pranojmë shpalljen e saj të njëanshme të pavarësisë. Kjo paraqet imperativ kushtetues si dhe detyrimin tonë moral, historik dhe mbi të gjitha detyrimin demokratik”, ka thënë Nikolic.