Së shpejti albumi i Rita Orës

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 13:40
Shumë kemi pritur për këtë lajm, sepse mezi po durojmë derisa Rita të shpërthejë në tregun amerikan të muzikës dhe mesa duket nuk do na duhet shumë kohë.
Në një intervistë të dhënë më 11 janar, dyshja Chase&Status ( të njohur për ritmet dubstep dhe pozicionimet në vendin e parë të listës Dance në U.K, si dhe bashkëpunimet me Plan B, Dizzee Rascal,Rihanna,Drake,Jay-Z,Alexandra Burke etj), kanë konfirmuar se Rita Ora është në përfundim të një albumi dhe ata kanë bashkëpunuar me këngëtaren në disa këngë.
“Me Rita Orën kemi ndihmuar në realizimin e disa këngëve për albumin e saj, megjithatë derisa albumi të publikohet, ne nuk e dimë se cila prej tyre do të zgjidhet”,-kanë thënë ata për “ibiza Spotlight”. Sh2