Qindra të plagosur në Egjipt

Në qendër të Kajros mbështetësit e presidentit egjiptian, Hosni Mubarak janë përplasur me turmat e demonstruesve që po kërkojnë dorëheqjen e tij.
Mijëra vetë janë përfshirë në përleshje duke gjuajtur me gurë dhe luftuar me shkopinj.
Dëshmitarët thonë se disa prej tyre kanë qenë të pajisur me thika dhe është njoftuar edhe për të shtëna.
Turmat përplasen
Ka njoftimet për të plagosur. Ushtria egjiptiane, që më herët bëri thirrje që protestuesit të ktheheshin në shtëpi, nuk ka ndërhyrë.
Kjo ishte diçka, të cilën protestuesit po përpiqeshin ta shmangin.
Për disa ditë, trupat e ushtrisë që kishin rrethuar sheshin janë përpjekur të kontrollojnë të gjithë ata që përpiqeshin të hynin në perimetrin e tij.
Por kur grupet e mbështetësve të Mubarakut, pushtuan rrugët në afërsi duke lëshuar slogane dhe i thurur atij lavdi, një grup i madh arriti të thyente kordonin dhe të hynte në shesh duke u përplasur me protestuesit.
Forcat e ushtrisë që rrethojnë sheshin nuk janë të pajisura për të ndërhyrë.
Ata kanë marrëdhënie të mira me protestuesit dhe i lejojnë atë të hyjnë e dalin lirisht.
Ushtria lëshoi një apel që demonstruesit të ktheheshin në shtëpi për hir të stabilitetit.
Njerëzit, me të cilët bisedoi një korrespondent i BBc-së, thanë se nuk ishin në dijeni të apelit.
Ata nuk i besonin ata sepse thonë që policia dhe ushtria janë të bashkuara.
Lideri kryesor i opozitës në Egjipt, Mohamed El Baradei ka dënuar sulmet mbi protestuesit në sheshin Tahrir si një akt kriminal prej një regjimi kriminal.
Në një intervistë për BBC-në zoti El Baradei tha se fjalimi i presidentit Mubarak, të martën ishte një vegël për të mashtruar popullin egjiptian.
Agjencia shtetërore e lajmeve thotë se parlamenti është anulluar, derisa të rishikohet rezultati i kontestuar i zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Disa protestues kundër presidentit Mubarak kanë bërë thirrje për shpërbërjen e parlamentit, duke thënë se nuk ka qenë legjitim.
Televizioni egjiptian ka njoftuar se kryetari i parlamentit dëshiron që reformat kushtetuese të premtuara nga presidenti të kryen brenda më pak se dy muajsh e gjysmë. /bbc/