E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri vazhdon në Arsenal

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 19:03

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri është i gatshëm t’i besojë të ardhmen e tij klubit, duke nënshkruar kontratë të re, ka njoftuar menaxheri i rij, Jean-Pierre Bernes.

Nasri iu bashkua Arsenalit nga Marseille më 2008, ndërsa ka vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij me gjigantin londinez. Por, Bernes ka insistuar se klienti i tij dëshiron të mbetet në Arsenal.

“Samir ka kaluar tri sezone me Arsenalin dhe është lëvizje e mençur të vazhdojë qëndrimin në klub”, tha Bernes për Daily Express.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›