E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti filmi "Ora e Bushit"

Një film i ri do të vijë së shpejti në kinematografinë shqiptare. Filmi me titull "Ora e Bushit", është një produksion italian, por me aktorë shqiptarë si, Timo Flloko, Violeta Banushi, Rozina Kostani, e të tjerë. Si subjekt është përdorur jeta e një familje të thjeshtë e të varfër shqiptare, ku i zoti i shtëpisë bëhet edhe protagonisti kryesor i ngjarjeve. Në përpjekje për të shpëtuar vajzën e sëmurë ai gjen orën e Bushit rastësisht, e më vonë ngjarja ka një precepitim tërësisht ndryshe. Me gjithë tonet tragji- komike të filmit, ai ka një thelb shumë njerëzor.
Pas vizitës më datën 10 qershor 2007 të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W Bush, në qytetin e Fushë Krujës, u trumbetua nga disa media që ora e Bushit është vjedhur, gjatë përshëndetjeve që ky i fundit bëri më qytetarët, por që më vonë u përgënjeshtrua nga mediat italiane. E ndërsa kjo ka shërbyer së fundmi edhe për një subjekt filmi, siç do të jetë ai "Ora e Bushit", që do të vijë së shpejti për publikun shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›