E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niko Kazanzaqis, perkujtohet 50-vjetori i vdekjes

Dje u bene plot 50 vjet nga dita kur letersia greke e boterore humbi nje nga shkrimtaret me te medhenj te te gjitha koherave, Niko Kazanzaqis. Autori i shume veprave madheshtore si: “Kapedan Mihali", "Zorba", “Krishti kryqezohet perseri” etj., eshte perkujtuar dje ne ambientet e Fakultetit te Gjuheve te Huaja nga pedagoget dhe studentet e greqishtes. Ata kane degjuar jo pa vemendje teksa ka referuar ambasadori grek ne Shqiperi, Constantin Kokossis. Kreu i ambasades greke ka kujtuar edhe nje here para te pranishmeve vlerat e medha te ketij njeriu, qe gjithnje ishte i persekutuar nga shoqeria, shteti... Ky njeri me shpirt te madh, i lindur ne vitin 1885, arriti te ndertonte vepra te paharruara per letersine boterore, subjektet e te cilave jane aktuale edhe sot. Pervecse ai ka pasqyruar shume mprehte realitetin e kohes kur jetonte, zgjedhen, dramen njerezore, ka arritur te “parashikoje” edhe realitetin e mepastajshem. “Pertej fatit tragjik te njeriut modern, une ndiej natyren e bukur e te perjetshme, e cila nuk do t’ia dije aspak per tragjedite tona fluturake. Ankthi po na ze frymen, po mbytemi, ndiejme (me shume se kurre) nevoje per te hapur nje dritare te vogel per te pare, qofte vetem nje hop, qiellin, yjet, detin, pranveren: por sakaq dritareza mbyllet dhe ne mbetemi serish balle per balle me demonet e territ, qe na mesyjne”. C’dritare donte qe te hapte Kazanzaqis? Dhe cilet ishin demonet qe e mesynin (jo vetem ate, por te gjithe bashkekohesit e tij)? Pra, vepra e Kazanzaqisit ishte me shume se nje krijim, ishte pasqyre, e cila tregoi sa shume vuajti njerezia qe e rrethonte, pa e perjashtuar ate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›