E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, 3 teste filtrimi per nxenesit

Luljeta Ndoka
Maturantet do te seleksionohen para se te vije periudha e provimeve te Matures Shteterore. Ne menyre qe te skualifikohen nxenesit me nivel te dobet, Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve do te hartoje nga tre variante per cdo test, te cilit do t’i nenshtrohen pa dallim te gjithe maturantet. Ata qe nuk do te arrijne dot te shpallen kalues ne keto parateste, nuk do te kene te drejten te futen ne provimet e Matures Shteterore 2008. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences ben te ditur dje, se nje gje e tille do te behet me qellim qe te shmanget niveli i dobet ne procesin e matures. Gjate vitit te kaluar pati mjaft mbetes, te cilet, pasi iu nenshtruan matures se vjeshtes, paten mundesi madje edhe te fitonin te drejten e shkolles se larte, per shkak te mbetjes se vendeve bosh.
Maturantet jane njohur tashme me kete vendim te AVA-s, gje qe i ka bere qe t’u futen seriozisht mesimeve, sidomos ne lendet qe do t’i japin provime te detyruara. Neglizhencat kane mundesi t’u rrezikojne vitin shkollor dhe si rezultat edhe nje vit akademik. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, tre variantet e testeve behen per te filtruar ata me “te keqijte”. Ne kete menyre, edhe performanca e punes se mesuesve te lendeve me detyrim rritet, e si pasoje edhe puna e MASH ne kete drejtim. Sipas specialisteve, meqe 2008-a eshte viti i trete qe aplikohet Matura Shteterore, gjithcka do te vije duke u perfeksionuar.
Mangesite e Matures 2006 dhe 2007 do te permiresohen, duke mbushur boshlleqe, gje qe do te sjelle nivel me e larte te studenteve qe do te pranohen. Para se te filloje procesi i filtrimit te maturanteve, Drejtorite Arsimore do te ngrene grupe pune per te zhvilluar parateste te njepasnjeshme ne lende te ndryshme. Specialiste te Ministrise se Arsimit thone se “projekti” per verifikimin e notave pritet qe te nise ne fillim te vitit 2008, duke qene se vetem pak dite na ndajne nga pushimet e fundvitit. Ata tregojne se ende nuk eshte e vendosur se si do te funksionoje pike per pike ky “aksion” notash, porse ideja eshte qe neper Drejtorite Arsimore dhe Zyrat Arsimore Rajonale (DAR/ZA) do te ngrihen grupe kontrolli sipas lendeve. Ata do te shkojne ne shkolla te ndryshme, ku do te zhvillojne miniteste ose “parateste” per maturantet e shkollave te ndryshme. Ne fakt, sipas specialisteve eshte praktikisht e pamundur qe te kontrollohen qe te gjitha dijet.
“Pastrimi”, pasoje e nivelit te dobet
Burime nga Ministria e Arsimit thone se shkak per kete proces, qe do te zhvillohet ne muajin mars dhe prill, eshte niveli i dobet qe paraqiti nje pjese e madhe e maturanteve ne maturen 2007. Shume prej tyre rezultuan mbetes, madje te tille dolen edhe ne maturen e vjeshtes. Menyra e vetme per te zgjidhur kete problem, eshte vendosur qe te jete nje filtrim paraprak i dijeve te maturanteve. Nese ata nuk do te arrijne ta kalojne kete filter, do te thote se nuk jane te denje te marrin pjese ne provimet qe do te zhvillohen ne rang kombetar ne muaji qershor dhe korrik. Sepse, sipas MASH, skualifikimi ne provimet me detyrim, con ne skualifikim automatik edhe ne ato me zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›