Së shpejti rezoluta për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të procedojë një rezolutë për bisedimet e ardhshme me Serbinë. Në tekstin e rezolutës parashihet normalizimi i marrëdhënieve si dy shtete të pavarura.
Kjo rezolutë është përkrahur nga grupet parlamentare të PDK-së, AAK, koalicioni për Kosovës të re, SLS dhe 6+.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e mbështesin shumica e partive dhe qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim se a do të përkrahë këtë rezolutë apo jo, megjithatë pritet të marr ndonjë vendin deri të enjten kur mbahet seance, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton këtë dhe e quan si të dëmshme.