E Diel, 1 Nëntor 2026

Peter Blomeyer, ambasadori i ri gjerman në Kosovë

Dr. Peter Blomeyer do të jetë ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë. Kështu njofton zyra për shtyp e ambasadës në Prishtinë. Për këtë, sipas njoftimit edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë miratimin e saj.

Dr. Blomeyer gjatë viteve 1999 – 2001 ka qenë zëvendësambasador i Gjermanisë në Tiranë, kurse së fundi ai ishte ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kongos. Ai pritet të arrijë në Kosovë më 19 tetor.

“Ambasada gjermane i gëzohet ardhjes së udhëheqësit të saj të ri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›