Imuniteti, Berisha-opozitës: Faleminderit që shmangët referendumin
Teksa e ka konsideruar si një oblim të tyre, Kryeministri Berisha në seancën e sotme parlamentare ka falenderuar opozitën që shmangi mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit. Gjatë analizës së bërë, Kryeministri ka vlerësuar se mazhoranca e ka ndërgjejgjen e pastër në lidhje me përjekjet për miratimin e këtij projektligjit, para dhe pas marrjes së pushtetit, ndërsa ka sjellë dhe njëherë në vëmendje rëndësinë e kësaj nisme, duke e konsideruar një akt madhor.
“Kjo është një seancë parlamentare e një rëndësie historike, seancë e cila sipas një ujdie paraprake do bëjë zhveshjen nga imuniteti të zyrtarëve të lartë, ashtu si dhe në vende të tjera të lira. Për mua personalisht kjo është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme, finalizimi i një beteje shumëvjecare për finalizimin e këtij akti madhor kushtetues, nga i cili fiton cdo qytetar shqiptar, rendi kushtetues, Kushtetuta e vendit. Kjo histori 10 vjecare është histori e gjatë, por më në fund u arrit të bihet dakord konsensualisht për teksin e votuar. Ndihem i lehtësuar se kemi iniciuar këtë nismë që kur ishim në opozitë, e kemi vazhduar fort gjatë në kohës në pushtet pavarësisht konsensusit të munguar. Sot shqiptarët hedhin themelet e një kapitulli të ri në qëndrimin e zyrtarëve të tyre ndaj ligjit. Duke mos humbur asnjë herë durimin për të kërkuar konsensusin e opozitës, bëmë gjithcka për gjetjen e ujdisë me të. Drafti që paraqitëm vlerësuam se ishte më i miri, por më i miri është ai që votohet nga të gjitha palët. Opozita ka të drejtë në cdo rrethanë të kërkojë disa garanci më shumë se qeveria. I kërkova zotit.Paloka të bëjë të gjitha lëshimet në këtë drejtim. Dua t`ju falenderoj sot jo se po votoni, por nga të gjitha proceset demokratike për mua më i vështiri është referendumi, por këtë cështje madhore unë kisha vendosur të shkoja, sikur isha i vendosur të pranoja cdo lloj verdikti. Kjo u shmang, për këtë ju falenderoj”tha ai.
Lidhur me propozimet e PS për reformën në drejtësi, Berisha ka ironizuar opozitën se s`ka rëndësi shumë ajo që flet, por ajo që bën dhe për çfarë besohesh. Duke u kthyer në retrospektivë, nisma e PS në mbrojtje të institucioneve të pavarura, sipas Berishës bie ndesh me emërimet në krye të institucioneve gjatë kohës që ata ishin pushtet, duke shtuar se faktet flasin të kundërtën.
“Ju keni paraqitur një seri amandamentesh për reformën në drejtësi, ju pretendoni se shtetësimi juaj kryesor është pavarësia e këtyre institucioneve, por më duhet tu them se s`ka rëndësi shumë ajo që flet, por ajo që bën dhe për cka besohesh. Nëse i shohim gjërat jashtë propagande, ardhja juaj në pushtet çfarë vendosi në krye të institucioneve. Në rast se sot në krye të Kushtetueses gjendet një person që ka të njëjtën kurrikulum me zotin Majko për lëvizjen e dhjetorit, por që nuk numëron më pas asnjë ditë në parti, krahasojeni pak me kohën tuaj në pushtet. Nëse ju e krahasoni kryetarin aktual me Fehmi Abdiun, i cili ishte anëtar i kryesisë së PS. Po në gjykatën e lartë a nuk shkoi ish anëtari i PS dhe ish Ministër juaji, Thimio Kondi. Apo ish-ministrin tuaj zëvendës kryetar të KLD. Koncepti juaj ishte që cdo institucion të kishte në krye një lider të kësaj partie” deklaroi Berisha.