E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Drejtësia e kapur, kot kërkohet konsensus

 Në fillim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i bëri apel opozitës që të japë votën e saj për ligjin e Gjykatës së Lartë. Ajo theksoi se ky ligj nuk ka lidhje me mazhorancën, por është i të gjithë shqiptarëve.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, shprehu rezerva për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, duke nënvizuar se drejtësia është kapur nga mazhoranca aktuale.

“"Nëse do të vazhdoni që ta kapni kështu sistemin e drejtësisë mos kërkoni mbështetjen e opozitës për reformën në drejtësi. Nëse nuk zbatohen vendimet e gjykatave po deklaroj zyrtarisht sot. Nëse do të vazhdoni të përdorni dhunën ndaj opozitës mos kërkoni bashkëpunim dhe këto janë prioritete dhe kërkesa të Brukselit. Mos kërkoni që anëtarët tanë të komisionit të ligjeve të japin kontributin e tyre kur gjykata nuk zbaton vendimet si rezultat i kapjeve nga politika", tha Ruçi.

Në përgjigje, Topalli, tha se ligjet i shërbejnë vendit dhe jo mazhorancës. “Ligjet i shërbejnë drejtësisë, janë detyrimi ndaj qytetarëve, jo ndaj mazhorancës. Votoni ligjin për Gjykatën e Lartë, keni detyrime ndaj shqiptarëve”, shtoi ajo. /Start/

                                                                                             2012-09-18 14:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›