E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca, dëshmitë: Pse u zgjodh Gërdeci për demontim

Seanca gjyqesore e ceshtjes “Gerdeci”, ka vijuar serish me vonesa per shkak te avokateve mbrojtes, te te pandehurve. Ndersa kryesuesi i trupit gjykues, kerkoi respektim te orarit, av. Hysni Beti, fajesoi trafikun e renduar per shkak te punimeve ne sheshin Skenderbej.

Nderkaq seanca nisi me deshmine e Lavderim Cotes,i cili ne 2007, ishte specialist municioni dhe armatimi. Ne deshmine e tij, Cota shpjegoi se me urdher te komandes mbeshtetese, drejt tre uzinave ushtarake u derguan municione per te eksperimentuar demontimin e tyre, por me pas me urdher te eproreve, ne derguam municione per llogari te MEICO-s me urdher te komandantit. Me pas mbi baze te urdherave verbale ne kemi nisur municione per demontim drejt MEICO-s, sa here qe kerkohej.

Gjate kesaj periudhe hasem probleme me transportin, pasi per pjesen e karburantit ishte pergjegjese vete MEICO. Municionet e nisura per demontim drejt MEICO-s, i kalonin shoqerise ALBA-DEMIL. Sasia e municioneve per demontim, shoqerohej me tabelat perkates me sasine e municioneve dhe llojin e tyre. Pas deshmise se Cotes, seanca vijoi me deshmine e tre deshmitareve te tjer te akuzes.Te pandehurit e procesit Gerdeci akuzohen per tragjedine e 15 marsit 2008 ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen rreth 300 te tjere.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›