E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i reformës zgjedhore, Shehu: Të gatshëm për cdo formulë

Maxhoranca është e gatshme të negociojë cdo formulë për drejtimin e komisionit të reformës zgjedhore, ashtu dhe për kodin. Aq më tepër kur, sipas deputeti Tritan Shehu, ky propozim vjen nga aleatja, LSI.

"Mund të diskutohet cdo lloj propozimi që vjen nga gjithë harku politik shqiptar, patjetër dhe LSI që është pjesë e koalicionit qeveritar. Maxhoranca ka treguar dhe kur u formulua kodi zgjedhor aktual, në legjislaturën e kaluar që është krejt i hapur nga cdo lloj propozimi", thotë Tritan Shehu, deputet i PD.

Por sipas deputetit Shehu, thelbësor në tërë këtë proces është bindja e opozitës për të bashkëpunuar. "Opozita të heqë dorë nga bojkoti dhe të marr pjesë. E rëndësishme është që opozita të bëhet pjesëmarrëse në procesin e përmirësimit të kodit zgjedhor sipas rekomandimit të ODIHR dhe OSBE, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me këto përmirësime dhe të realizohet një proces zgjedhor më i mirë se ai që u realizua në zgjedhjet e kaluara politike", thotë ai.

Pak kohë më parë LSI, kërkoi ndryshimin e drejtimit dypartiak të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfshirjen në të, të të gjithë partive brenda dhe jashtë parlamentare.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›