E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia, Fuere: Herët të flitet për referendum

SHKUP- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Ervan Fuere deklaron se është ende herët të flitet për referendum në Maqedoni, pasi nuk janë arritur fazat finale në negociatat me Greqinë për emrin.

Ai konsideron se deklarata e kryeministrit Nikola Gruevski për referendum e thekson emergjencën e bisedimeve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë pasi problemi nuk do të zgjidhet me dhënien e deklaratave në opinion nga të dyja palët, por të dyja palët duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje.

Ai sqaroi se Këshilli Evropian (KE) është i përkushtuar që Maqedonia të marrë datë për negociata gjatë presidencës spanjolle. Fuere shpreson se gjatë shtatë javëve të ardhshme do të arrihet përparim i konsiderueshëm me qëllim që paralajmërimi optimist i ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Moratinos që Maqedonia të marrë sa më shpejtë datë për negociata për hyrje në BE, të bëhet realitet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›