E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e parë në Gjykatën e Apelit për rastin Remzi Hoxha

Është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Apelit te Krimet e Rënda për dosjen Remzi Hoxha. Organi i akuzës kërkoi që të mbetet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë që dënoi Ilir Kumbarion me 15 vjet burg dhe shpalli fajtor Avni Koldashin dhe Arben Sefgjinin.

Pala mbrojtëse ka kundërshtuar pretendimin me aryestimin se Prokuroria ka ndryshuar qëndrim në Shkallen e Parë.

Prokurorja Elizabeta Imeraj kërkoi pafajësi për Koldashin dhe Sefgjinin, për shkak se nuk provohet që dy personat e mësipërm janë të implikuar në këtë çështje dhe jo sepse ata përfitojnë nga amnistia e 2007-ës.

Gjykata për shkak të komplekstetit të çështjes, shtyu vendimin për datën 11 mars.

VENDIMI
Më 22 nëntor gjykata shpalli fajtor ish-punonjësin e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Ilir Kumbaro dhe e dënoi atë me 15 vite burg. Kumbaro, që aktualisht është në kërkim, u dënua për torturim me pasoja të rënda, që çoi në vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Ndërkohë trupi gjykues vendosi të pushojë gjykimin për dy të pandehurit e tjerë, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, ashtu siç kishte kërkuar edhe organi i akuzës.

17 VJET NGA ZHDUKJA E REMZI HOXHËS
Më 21 tetor u bënë 17 vjet nga zhdukja e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha. Të tre ish-drejtuesit të SHIK-ut, Avni Koldashi, Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro janë akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës, me pasojë vdekjen e këtij të fundit.

Ish-shefit të SHIK-ut, Ilir Kumbaro nuk i dihet vendndodhja, pasi ai iu arratis drejtësisë britanike në dhjetor 2011 dhe aktualisht është i shpallur në kërkim. Kumbaro u arratis në një kohë që në Shqipëri, Gjykata e Lartë kishte dhënë një vendim unifikues, që i hapte dritën jeshile ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri.

Shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurve, u mbyll në shtator të këtij viti, menjëherë pasi Gjykata e Lartë mori përgjigje nga SHISH, se në arkiv s’ka dosje gjurmimi për Remzi Hoxhën. Nga kërkimi rezultoi se emri i Remzi Hoxhës, i Ziso Kristopulit dhe i Avdyl Loshajt nuk ekzistonte në asnjë dokument të arkivit të Shërbimit Informativ Shtetëror./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›