Seanca ndaj Ndrea Prendit pyeten deshmitaret

Është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-shefit të gardës së Ndrea Prendit, gardistit Agim Llupo dhe shoferit të Prendit, Margarit Kumes të akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Janë pyetur dëshmitarët Flamur Vezaj, Sokrat Bode dhe Hysni Peposhi. Gjatë pyetjes nga prokurorët Blerim Tominaj dhe Adriatik Canaj dëshmitari Bode ka dhënë një dëshmi tjetër nga ajo që ka dhënë në 21 janar. Avokatët mbrojtës të tre të akuzuarve i kanë shprehur gjykatës shqetësimin që dëshmitari Bode ndryshonte dëshminë dhe thëniet ë tij sa herë që i bëhej një pyetje. Po ashtu gjatë pyetjes së dëshmitarëve ka ndërhyrë edhe gardisti Llupo, i cili ka pyetur dëshmitarët se kur i kanë parë flakët që dilnin nga armët para apo pas hedhjes së gazit lotsjellës pasi dëshmitarët pretendonin që pasi kishin lotuar nga gazilotsjellës kishin parë edhe flakët që dilnin nga armët. Edhe në seancën e radhës do të pyeten dëshmitarë të tjerë.