Haxhinasto pershendet forumin e biznesit shqiptaro-gjerman
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka përshëndetur forumin e biznesit shqiptaro-gjerman në mbyllje të tij. Ministri Haxhinasto deklaroi para investitorëve se ky bashkëpunim sapo vjen e po thellohet dhe këtë e tregon numri gjithmonë e në rritje i bizneseve gjermane prezente në Shqipëri.
“Shqipëria së pari po afrohet çdo ditë e më shumë me Bashkimin Europian. Ajo po bën hapa konkretë ( e kam fjalën për Shqipërinë) drejt një ekonomie të qëndrueshme, ka një rritje ndryshe nga shumë fqinjë të saj. Është një vend që ofron të gjitha garancitë e nevojshme në aspektin politik, në aspektin e klimës së biznesit, në aspektin e sigurisë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe sigurisht ka një perspektivë shumë të qartë se ku do të shkojë në vitet e ardhshme. Këtë nuk e shikojnë vetëm shqiptarët, por e shikojnë edhe shumë kompani shumë prestigjoze që aktualisht operojnë në tregun shqiptar, të cilave unë u jam shumë mirënjohës dhe shikoj me admirim suksesin e tyre në sektorë të rëndësishëm strategjikë, ekonomikë dhe të shërbimeve në Shqipëri- u shpreh Haxhinasto
Përfaqësues të investitorëve gjermanë theksuan gjatë takimit se janë shumë të kënaqur për aktivitetet e tyre në Shqipëri. Në forumin e bizneseve shqiptaro-gjermane merrnin pjesë rreth 300 biznese shqiptare dhe gjermane.
Forumi u përshëndet edhe nga kryeministri Berisha, i cili deklaroi se do të bëhet gjithçka për të nxitur më tej investimet e huaja në vend.