Berisha Ne Tiranen rurale lagjet me te privilegjuara
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se si pasoje e investimeve te qeverise ne Tiranen rurale do te shtrihen lagjet me te privilegjuara te kryeqytetit. Kete premtim kreu i qeverise e beri dje gjate perurimit te rruges Vaqarr-Vishaj nje rruge prej 9 kilometrash dhe qe lidh kete zone me rrugen kombetare Tirane-Durres nga Ndroqi lidh komunat e kesaj zone Vaqarin me Baldushkun Farken dhe se shpejti Pajoven dhe Peqinin. Faktikisht ne po ndertojme unazen e Tiranes rurale e cila ne te vertete eshte Tirana e lagjeve me te privilegjuara me te bukura te saj. Kjo rruge ka gjatesi 9 kilometra gjeresi rreth 7 metrash dhe perfitojne prej saj 10 mije banore deklaroi Berisha. Ai shtoi se investimi kapte nje vlere prej 159 milione lekesh. Perpara banoreve te zoneve Berisha u shpreh se i garantonte te gjithe qytetaret e komunave se qeveria do te financoje cdo projekt ne menyre qe keto lagje te Tiranes te marrin zhvillim edhe me te fuqishem. Sipas Berishes Shqiperia e zhvilluar nuk mund te jete vetem me qytete te zhvilluara por duhet te jete moderne ne cdo cep te territorit te saj. Sipas tij qeveria nuk i ndan shqiptaret ne ata te dores se pare dhe ata te dores se dyte por i trajton te gjithe me respektin e merituar.