Imami Pentagoni ndihme per reformimin e ushtrise
Nga i derguari yne ne Bruksel Ylli Pata
Ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi dje per Shqip qe Forcat e Armatosura jane gati te perballen me ate qe e quajti nje sfide te re implementimin e strategjise se re te NATO-s Smart Defence e cila ishte ne qender te Samitit te Ministrave te Mbrojtjes qe u mbyll dje ne seline qendrore te NATO-s ne Bruksel. Ministri Imami edhe pse e cilesoi ende te pambyllur transformimin total te ushtrise shqiptare drejt standardeve te Aleances deklaroi se ne vitin 2013 ne do te kemi nje ushtri qe do te shkeputet totalisht nga e kaluara e saj.
Zoti minister sa e pergatitur eshte ushtria shqiptare dhe dikasteri qe ju drejtoni per tu perballur me nje strategji te re te Aleances Atlantike
Jemi ende ne fazen e konceptimit pasi Smart Defence ka disa shtylla. E rendesishme eshte qe pavaresisht cdo pikepyetje qe kane padyshim cdo reforme shtron pikepyetje te gjithe shtetet e miratuan ne parim kete strategji te re. Mbrojtja inteligjente perfshin ate qe quhet Bouling and sharing pra perdorimin se bashku te kapaciteteve duke nderthurur edhe me ngushte bashkepunimin ndermjet shteteve aleate po keshtu edhe blerjet smart qe perfshihen ne implementimin e strategjise se re. Nje gje qe Franca dhe Britania e kane arritur ne fillim te ketij viti ne nenshkrimin e nje marreveshjeje. Ky koncept ka nje problem me shume per vendet e medha per ndarjen e kapaciteteve por per vendet e vogla sic jemi edhe ne ka me shume avantazhe. Ne jemi ende ne fazen e studimit jane mbi 40 projekte te pergatitura nga Komanda e Doktrines. Ne kemi paraqitur gatishmerine tone per tu perfshire ne disa prej ketyre projekteve. Keto projekte do te jene kryesisht rajonale dhe te lidhura me shume me stervitjen edhe trajnimin. Ne fakt meqe po flasim per Smart Defence Shqiperia ne disa pika sic eshte policimi ajror eshte perfshire prej kohesh natyrisht duke u ndihmuar nga aleatet. Nje gje e tille do te ndodhe edhe ne perfshirjen e projektit te studimit te kufirit tokesor ku se bashku me NATO-n do te kryhet nje pune shume e rendesishme. Ne do te paguajme ate qe na takon por padyshim qe do te kemi ndihmen e aleateve.
Gjate takimit te ministrave te Mbrojtjes u diskutua ne lidhje me veriun ne Kosove ku nder te tjera ju bete nje deklarate te forte qe konsistonte me braktisjen e financimeve te grupeve kriminale nga Beogradi. Ne fazen e pritshme te zvogelimit te trupave te KFOR a mund te kete vend per shqetesim ku ne fakt trupat e NATO-s po kryejne punen e EULEX-it
E rendesishme eshte qe te gjithe ministrat theksuan qe NATO do te duhet ta ruaje kete prezence per tu perballur me ngjarje te renda si te kesaj vere. Ishte mendim i shumices derrmuese dhe ceshte me e rendesishmja e te gjitha vendeve fqinje te Ballkanit Perendimor qe mungesa e studimit te ligjit ka krijuar nje vakum i cili i sherben kriminalitetit trafikut ndaj vendosja e sundimit te ligjit atje eshte e domosdoshme pra eshte detyre e pare e EULEX-it. Nga ana tjeter KFOR-i do te kryeje te gjitha detyrimet e tij. Ne fakt KFOR i ka kryer keto detyrime ne menyre te shkelqyer e nuk mund te them pertej detyres pasi ne analize te fundit duhet te kryeje misionin. Por besoj se fuqizimi i policise se Kosoves do te krijonte kushtet per kalimin nga Porta 2 te Porta 3 pra nga 5000 forca qe ka aktualisht trupa e udhehequr nga NATO ne 2500 trupa. Kjo sigurisht do te jete e lidhur me ate qe te gjithe e theksuan me mbeshtetjen qe Beogradi i ben grupeve kriminale dhe e gjitha kjo shkon kunder interesave te komunitetit nderkombetar dhe kunder perpjekjeve te vendeve anetare te NATO-s me buxhetet e tyre dhe kostot e tjera.
Si i konsideroni ju reformat e ndermarra ne FA pas anetaresimit ne kuader edhe te raportit te fundit te ACT-se
Ne sot pas dy vjetesh dime me shume se cdinim me pare. Se dyti duhet te themi nje kusht themelor per te gjykuar me tej. Ne jemi ne nje proces reformimi qe nuk eshte njevjecar por qe eshte 10-vjecar. Forcat e Armatosura kane ecur ne menyre te shkelqyer dhe ne vitin 2013 do te kemi nje force qe do te shkeputet komplet nga e kaluara. Sa i perket diagnostikimit te perbashket te Komandes se Doktrines dhe forcave tona te armatosura gjithcka do te ece ne rrugen e duhur. eshtja kryesore eshte ajo e dokumenteve strategjike e cila ka filluar menjehere pas samitit te Lisbones brenda vitit te ardhshem sipas nje plani qe ka mbeshtetjen e nje ekipi specialistesh te Pentagonit ne do ta kryejme kete brenda vitit te ardhshem.