E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca plenare, ligjet që u miratuan dhe dekretet që u votuan dhe u rrëzuan

Tiranë, 20 Maj 2010 NOA/ Përmbledhje - Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dy projektligje dhe një akt normativ, të cilat janë me rëndësi në drejtim të reformës ligjore dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Objektiv i projektligjit Për kundërvajtjet administrativeështë përcaktimi i rregullave për konstatimin dhe shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, përcaktimi i procedurave dhe afateve të ankimimit të akteve, që vendosin ndëshkime apo sanksione administrative, si dhe përcaktimi i procedurave të ekzekutimit të këtyre sanksioneve.

Deputetët dhe Ministri i Financave, Ridvan Bode e vlerësuan ndër të tjera projektligjin si çelësin e reformave për konsolidimin e të drejtës në Shqipëri dhe si standard tërësisht europian, në marrëdhëniet mes administratës shtetërore dhe biznesit e publikut në tërësi.

Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975 datë 28.07.2008 Për taksat kombëtare të ndryshuar, i hartuar me konsulencën e ekspertëve të BE-së, synon përafrimin e kuadrit ligjor për taksat kombëtare me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe me praktikat më të mira të vendeve të BE-së.

Deputetët, duke analizuar në detaje teknike, ndryshimet te disa taksave kombëtare, vlerësuan veçanërisht përmirësimin në mekanizmat fiskale për mbrojtjen e mjedisit, barazinë në trajtimin fiskal të taksapaguesve, decentralizimin e të ardhurave në drejtim të pushtetit vendor, si dhe faktin që ky projektligj sjell rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Akti Normativ nr. 1, datë 5.5.2010 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006 "Për konçensionet" të ndryshuar synon suprimimin e Agjencisë së Koncesioneve dhe shpërndarjen e kompetencave të saj midis dy institucioneve ekzistuese: Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Porkurimit Publik, duke siguruar një ndarje të qartë të detyrave dhe kompetencave në monitorimin e mbikqyrjes së procedurave koncesionare.

Deputetët miratuan rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2009, si dhe rezolutën për vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, për vitin 2009.

Pas betimit të zonjës Irma Baraku si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Kuvendi i Shqipërisë miratoi strukturën, organikën dhe nivelin e pagave për Institucionin e Komisionerit.

Kuvendi me votim të fshehtë dha pëlqimin për dekretet e Presidentit për emërimin e zonjës Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja, si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk dha pëlqimin për dekretin e Presidentit për emërimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, të z.Vangjel Kosta.

Deputetët miratuan dhe kalendarin trijavor të punimeve 24 Maj 10 Qershor. Seanca i mbylli punimet rreth orës 21:00.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›