Takimi i Strasburgut pa kompromis konkret, BE dy javë kohë palës shqiptare

Strasburg, 21 maj, NOA Update Ka vazhduar për rreth 5 orë, por pa arritur ndonjë kompromis konkret, e për këtë arsye është caktuar një afat dy-javor si mundësi që gjatë kësaj kohe, të shqyrtohen të gjitha rrugët e duhura për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Kjo ka qenë pak a shumë rezultantja e diskutimeve të gjata që janë bërë duke u gdhirë dita e sotme në restorantin Crocodil të Strasburgut në Francë, mes dy liderëve kryesorë politikë shqiptarë, si edhe një përfaqësie të lartë evropiane pranë tyre për ndërmjetësim.
Kjo e fundit përbëhej përkatësisht nga krerët e grupeve parlamentare kryesore në Parlamentin Evropian, Joseph Doul i të djathtëve dhe Martin Schutlz nga të majtët; së bashku me komisionerin evropian për Zgjerim, Stefan Fule.
Mësohet se palëve u është dhënë kohë për reflektim, rreth dy-javor, deri në zhvillimin e një takimi të ardhshëm, gjatë të cilit të mundësohet arritja e një zgjidhje të duhur për zhbllokimin e ngërçit politik të krijuar që prej zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Nga ana e tij, komisionari i BE-së për Zgjerimin, Stefan Füle e vlerësoi takimin e mbrëmshëm tek restorant Crocodil si të mirë , por që gjithsesi, ka ende shumë për të bërë, e megjithatë, notat optimiste për gjetjen e zgjidhjeve janë shfaqur dukshëm prej tij.
Ndërkaq, burime nga pranë takimit, bëjnë me dijeni se gjithsesi, pala evropiane nuk e ka mbështetur variantin e hapjes së kutive, të kërkuar nga opozita, duke kërkuar rrugë të reja për zgjidhjen e problemeve të krijuara mes palëve në Shqipëri.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")