E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhenda e Berishës për ditën e sotme

Njoftimi

Zyra e shtypit në Kryeministri kishte shpërndarë në orët e pasdites së djeshme axhendën zyrtare të lëvizjeve të shefit të qeverisë. Sipas këtij njoftimi, mësohej se më 20 maj 2010, Kryeministri do të kryente aktivitetet e mëposhtme: në orën 10.00 mbledhje e Komitetit Ndërministror të Integrimit në godinën e Kryeministrisë. Një orë më vonë ishte parashikuar ceremonia e inaugurimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Aktivitet që duhej të mbahej në mjediset pas shkollës “Sabaudin Gabrani”. Nuk dihet nëse kjo axhendë do të kryhet sot e plotë nga shefi i qeverisë shqiptare apo do të ndryshojë diçka.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›