E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa, apeli i Ramës për dialog

PS

Kreu i opozitës, Edi Rama, lëshoi dje apel në orët e paradites, duke ftuar palët në negociata. “Unë dua që të përsëris nga ky pavijon, tani më i mbushur me grevistë e greviste, ku është shtrirë trupi i opozitës së stërmunduar në kërkim të së vërtetës, apelin për të hapur rrugën e zgjidhjes”, u shpreh Rama. Sipas tij, kjo duhet bërë për të hapur rrugën e zgjidhjes, që është në interes të publikut, që është në interes të së ardhmes. “Që është në interes të çdo shqiptari e shqiptareje që do të jetojë në një Shqipëri, ku liritë dhe të drejtat nuk janë fjalë boshe, ku demokracia nuk është një fjalë pa kuptim. Ku shteti i së drejtës nuk është një nocion abstrakt dhe ku ekonomia funksionon në të mirë të të gjithëve dhe jo thjesht në interes të disave”, u shpreh Rama.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›