Seancë dëgjimore për amerikanët e burgosur në Iran

Një seancë dëgjimore do të mbahet për dy amerikanët që akuzohen për spiunazh në Iran. Sesioni në Gjykatën Revolucionare të Teheranit do të jetë i mbyllur për publikun, e njëjtë siç ka ndodhur me proceset e mëparshme.
Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal janë arrestuar në korrik të vitit 2009 së bashku me një shtetase amerikane Sara Shurd, pasi kanë kaluar nga Iraku në Iran. Shurd u lirua me kusht në Shtator ndërsa pasi u kthye në SHBA tha se nuk do të kthehet në Teheran që të përballet me gjykimin.
Të tre personat kanë hedhur poshtë akuzat për spiunazh pasi kanë thënë se e kanë kaluar kufirin pa dashje.
Rasti ka komplikuar edhe më shumë marrëdhëniet në mes të Iranit dhe SHBA-ve, marrëdhënie këto që janë vështirësuar për shkak të programit bërthamor të Iranit.