Kodheli: PD-ja po pengon numërimin e votave

Partia Socialiste ka deklaruar se në KZAZ-në 54, në njësinë 10 në Tiranë përfqësuesit e PD-së nuk kanë firmosur proçesverbalët duke u larguar nga qëndra e numërimit të votave.
Deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka akuzuar PD-në se po përpiqet të minojë procesin e numërimit të votave ndërsa i bëri thirrje KQZ-së të marrë masa për funksionimin e çdo hallke të procesit.
Gjithashtu Kodheli theksoi se po vijon të numërohet në njësitë e tjera ndërsa në njësinë 5 procesi po ecën me ritme të ngadalta pasi sipas saj përfaqësuesit e PD-së po tentojnë ta bllokojnë procesin.
“Aktualisht, në momentet që po flasim, në Njësinë numër 5 në Tiranë, janë numëruar vetëm 27 nga 75 qendra votimi dhe Edi Rama kryeson në këtë Njësi, me 2456 vota. I bëjmë thirrje përfaqësuesve të Partisë Demokratike të mos e bllokojnë procesin e numërimit në këtë njësi, ndërkohë që sigurojmë të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo votë e tyre do të numërohet ashtu siç është hedhur në kuti”, tha ajo