E Diel, 1 Nëntor 2026

Starova: Synojmë shtatë fitore radhazi

www.albania-sport.com - Sulejman Starova e nisi me fitore aventurën e tij të tretë te Tirana, duke arritur një fitore 2-1 me Apoloninë në “Loni Papuçiu” të Fierit, një fitore që vinte pas tri humbje radhazi të 24-herë kampionëve. “Bobi” rrehehet pas suksesit në Fier. “Ndeshja me Apoloninë ishte e vështirë për ne, - tha Starova për gazetarin sportiv të “Panorama Sport”, Irgis Hysenaj. “Morrëm tri pikë me vlerë. Objektivi më i afërt është fitorja e radhës. Ne do të synojmë të fitojmë shtatë ndeshjet e radhës në kampionat”. Tirana do të përballet në ndeshjen e radhës kundër Teutës, pikërisht skuadra e fundit që kishte drejtuar Starova përpara se të merrte frenat e bardhbluve.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 04 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›