Sebino Plaku shënon gol te Slask Vroklav
Sebino Plaku ka luajtur në ndeshjen e tij të parë për polakët e Slask Vroklav.
Sulmuesi që ka lënë Skënderbeun dy muaj më parë ka debutuar me sukses për skuadrën e tij të re.
Në ndeshjen e Europa Leagues, ish futbollisti kampionëve të Shqipërisë i futur në fushë si zëvendësues ka realizuar golin e fundit, në fitoren 4-0 që skuadra e Slaskut ka marrë në shtëpi ndaj Rudarit.
Për Plakun ka qenë mjaft pozitive ta niste kështu dhe mediat polake e kanë vlerësuar me një notë pozitive futbollistin shqiptar.