E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet blerja e Jovetic nga Manchester City

Fiorentina ka konfirmuar shitjen e sulmuesit malazez, Stevan Jovetic, te gjiganti anglez Manchester City.

Shuma e transferimit të Jovetic është 27 milionë euro dhe zyrtarë të Fiorentinas ishin në Angli për ta nënshkruar shitjen e lojtarit të tyre kryesor.

Jovetic testet mjekësore i ka kryer një ditë pars shitjes me mjekët e Fiorentinas dhe është disa orë larg nënshkrimit zyrtar me Cityn.

Ky lajm vjen 24 orë pas transferimit të Alvaro Negredos te Manchester City – ekip që po përforcon shumë skuadrën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›