E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho rinovon kontratën me Milanin

Milani ka konfirmuar se Robinho ka rinovuar kontratën e tij me klubin Rossoner deri në vitin 2016.

Sulmuesi ishte besuar se do të kalonte te Santosi, klub që e ka parë brazilianin si pasues të Neymar, por këto tratativa dështuan dhe Milani e rinovoi kontratën që skadon sezonin e ardhshëm.

“Milani konfirmon se Robinho ka rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor të vitit 2014″, shkruan në faqen zyrtare të Milanit.

Me këtë rinovim Milani e ka konfirmuar sulmin për sezonin e ardhshëm, ku ai do të formojë partneritetin bashk me Balotellin, Niangun, Pazzinin dhe El Shaarawyn.

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshë gjatë stërvitjes me ekipin e tij.

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në stërvitjen e të mërkurës ku Allegri është dashur të largohet nga kompleksi Milanello për shkak të një dëmtimi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Allegri iu bashkua skuadrës pasi bëri nxehjet e tij duke bërë çiklizëm, teksa pasi filloi punën me djemt e tij në Milanello, pësoi lëndimin në kofshë që edhe pse nuk është serioz, ka bërë që tekniku të largohet nga stërvitja.

Tifozët e Milanit nuk e kanë problem lëndimin e Allegrit, pasi duan të shmangin dëmtimet e lojtarëve.

Milani e fillon seoznin me disa dëmtime, duke përfshirë ato të Balotellit, Pazzinit dhe Abates, të cilët tani për tani janë jashtë aksionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›