Tiranë, PS çel fushatën, Rama: Voto nr 29 dhe fitoni legalizim, heqim taksën ndaj biznesit të vogël
TIRANË- Partia Socialiste çeli pasditen e sotme në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Në një miting të organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, u prezantuan kandidatët e PS-së për Tiranën, të cilët u shprehën të bindur për fitoren e së majtës më 23 qershor. I fundit që mori fjalën në aktivitet ishte kryetari i PS-së Edi Rama.
Rama: Legalizim banesave dhe heqim taksën ndaj biznesit të vogël
Në hapje të fjalës së tij, Rama theksoi se nëse shqiptarët votojnë numrin 29 në fletën e votimit, pas 23 Qershorit, kryeqytetasit do të fitojnë legalizim të banesave ndërsa biznesi do marrë frymë me heqjen e taksës së vogël.
“Kjo është Tirana kur gjithë shqiptarët ëndërrimtarë erdhën këtu për të ndërtuar një Amerikë të vogël, një Amerikë të vogël të atyre që sot kanë ndërtuar mijëra shtëpi me kursimet e mijëra sakrificave dhe forcën e ëndrrës për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë. Ato shtëpi që prej 22 vjetësh presin shtetin e shqiptarëve, që t’i kthejë, në pasuri të patundshme të cdo shqiptari në Kamëz, Paskuqan, në Kodrën e Prifti, në Allias në Kinostidusio, Kombinat, Bregun e Lumit, njësinë nr 5, në Sauk, në Selitë. Dhe unë zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër, dhe duke shënuar një kryq tek numri 29, cdo kryefamiljar që pret legalizimin, do e kthejë shtëpinë e vet në pronën e vet përjetëesisht të patundshme”
Pandeli Majko: Fitorja e 23 qershorit do të fillojë nga Tirana
“Mirëseerdhët në fushatën e fitores sonë të madhe. Sot këtu ne të gjithë nisim rrugëtimin drejt takimit me historinë në datën 23 qershor. Sot Tirana, kryeqyteti ynë i dashur pret ndryshimin. Numërimi mbrapsht ka filluar. Kundërshtarët tanë kanë përballë fitimtaret e numrit historik 29. Ne kandidatët e qarkut të Tiranës marrim përsipër të përfaqësojmë në kuvend dëshirën e kryeqendrës së shqiptarisë, Tiranës tonë të dashur për të nxjerrë vendin nga stanjacioni. Tirana është si shpirti i trazuar i shqiptarit, ku flenë bashkë zhgënjimi dhe ëndrra. Në emër të ëndrrës, ne socialistët do të trokasim tek dera e Tiranës dhe tek zemra e Tiranës. Në tiranë fillon Shqiptaria dhe Shqipëria që po troket drejt familjes ku kemi vendin, në BE. Ndërgjegjia e Tiranës është e pandarë nga njerëzit e mirë e patriotë. Që nga Peza e pushkës së parë për liri, tek Dajti dhe Shën Gjergji i mendjes. Nga Kavaja e demokracisë, nga Rrogozhina, Vora, Farka, Preza, deri tek Kamza e lyer blu nga jashtë, por e kuqe nga brenda. Sot frika nuk ekziston për ata që duan lirinë dhe votën e ndershme. Kundërshtarët tanë ta dinë mirë se votat e Tiranës në 23 qershor do të mbrohen nga ligji, por dhe vullneti i çdo qytetari dhe socialisti. Fati i Shqipërisë nuk ka çmim, ai vendoset vetëm nga vota sovrane e popullit shqiptar. Fitorja e lirisë së votës dhe mbrojtja e lirisë së shqiptarëve i bën zgjedhjet e 24 qershorit një betejë historike. Pas çdo militanti qëndron një shqiptar. Pas çdo flamuri partiak, qëndron flamuri ynë kombëtar. Pas 23 qershorit nuk do të ketë humbës, por fitues dhe kjo është Shqipëria, Atdheu ynë. Fitorja e 23 qershorit do të filloje nga Tirana. Pas 23 qershorit ne ju premtojmë një dhëndër tirone për kryeministër. Koha vrapon drejt nesh dhe ne marshojmë drejt saj. Pas 23 qershorit do të sjellim në qeverisjen e vendit një djalë që lindi dhe u rrit në Tiranë, ai është kryeministri i ardhshëm Edi Rama”.
Spartak Braho: Nuk jemi skuadër, por armatë me gjysmë milionë ushtarë
“Përshëndetje vëllezër socialistë. Ndjehem i privilegjuar që jam këtu në mesin tuaj dhe ndjehem si në shtëpinë time. Falënderoj zotin Rama për mbështetjen që më dha për zgjedhjen time. Kjo nuk është skuadër, por është armatë sepse ka gjysmë milioni ushtarë në Tiranë. Vagoni i Aleancës së Shqipërisë Evropiane nuk është një as 40 është vetëm me një shinë. Dhe këtij treni modern të të majtës shqiptare i urojmë suksese. 23 qershori do të jetë dita e përmbysjes së madhe, por do të jetë edhe finalja e revolucionit tonë elektoral”.
Saimir Tahiri: Ta hedhim poshtë këtë sistem të kalbur
“Kjo është skuadra e fitores më 23 qershor. Jemi shumë brenda dhe jashtë kësaj salle. Jemi aq shume sa në 23 qershor e kemi fare të lehtë të mundim Berishën. Në 23 qershor ne shkojmë për të përmbysur sistemin që ka lënë qytetarin të fundit dhe pushtetarët të parët. Nuk jemi mbledhur vetëm për të prezantuar skuadrën e rilindjes për Tiranën, jo, më shumë se kaq. Kemi besimin se në 23 qershor do të fitojmë me PS dhe Ramën, në mënyrë që këtë sistem të kalbur ta hedhim poshtë njëherë e mire. Fitore e të gjithëve”.
Rakip Suli: Me votën pro rilindjes do rilindë çdo familje shqiptare
“Mirëmbrëma forcës aktive të njësisë 11, ku më 23 qershor do të sjellin fitoren për rilindjen shqiptare. Kam nderin që sot jam pjesë e skuadrës së PS, ku më 23 qershor me votën pro rilindjes, pro kryeministrit të ri Edi Rama, do rilindë çdo familje shqiptare. Do përfundojë njëherë e mirë gjunjëzimi i familjeve shqiptare. Siguroj kryeministrin Edi Rama që njësia 11 do ketë një fitore të thellë më 23 qershor. Fitore, Fitore. Fitore”.
Pjerin Nderu: Gropën e Kamzës do ta mbushim me vota
Kamza dhe Paskuqani nuk do të jenë më gropë e zezë e PS. Gropën do ta mbushim me vota për një rilindje shqiptare”.
Parid Cara: Kavaja do votojë rilindjen dhe Ramën kryeministër
“Sot jam krenar më shumë se kurrë që jam pjesë e kësaj skuadre ku përfaqësoj Kavajën. Jam i bindur që më 23 qershor po nga Kavaja do të fillojë ndryshimi, rilindja e Shqipërisë. Në 23 qershor Kavaja do të votojë rilindjen dhe Edi Ramën kryeministër”.
Ledi Shamku: Tirana si Kavaja 2 vjet më parë, leksion demokracie
“Jemi forcë e majtë dhe jemi një me njerëzit tanë. Po kthejmë njerëzit me fytyrë nga sho-shoqi dhe jo me shpinë si ky që po ikën me bisht nën shalë. Jemi ata që lidhim zemra, shembim mure dhe ndërtojmë vetëm ura. Unë jam goc tirone dhe jam krenare dhe du me u thon tironsave me gjuhën tonë, ne tironsit duhet me i dhon Shqipërisë kësaj radhe një leksion demokracie. Kavaja e ka bo dy vjet para nesh. Alternativa është vetëm një, o tani, o tani sepse rilindje ka me qen”.
Dashamir Peza: Atë që bëri për Tiranë, Rama do ta bëjë për gjithë Shqipërinë
“Fshati është një nga prioritetet e PS. Në këto 8 vjet Saliu i ka sjellë fshatit vetëm rrënimin. Jeta e fshatarit sot është si mos më keq. Ne me programin e PS do ta ndryshojmë, do ta transformojmë jetën e fshatit. PS me programin e saj do të hapë 150 mijë vende pune vetëm për fermerët dhe fshatin. Do të investojmë në 4 vitet e ardhshme më shumë se 160 milionë euro për bujqësinë. Nafta nga 180 lekë do të bëhet 130 lekë për fshatarët. Me Ramën kryeministër fshati do të pësojë një transformim të paimagjinueshëm. Atë që Rama bëri për Tiranën do ta bëjë për të gjithë Shqipërinë dhe fshatin. Tirana do votojë për PS dhe Edi Ramën kryeministër”.
Milena Harito: Votoni numrin 29 dhe skuadrën e rilindjes
“Do ta bëjmë fitoren e Tiranës më të thellën që ka parë ndonjëherë ky qark. PS ka një vizion. Ne do të zhvillojmë shërbimet në telefonat tuaj, në kompjuterat tuaj, për ta vënë administratën në shërbim të të gjithëve. Për të krijuar punë të kualifikuara dhe të mirëpaguara për ju. Votoni PS, numrin 29, votoni kryeministër Edi Ramën dhe skuadrën e rilindjes, fitore”.
Rama në "Twitter": Jo vetëm betejë
Ora: 10:00 - Kreu i PS-së Edi Rama nëpërmjet një postimi, gjatë paradites, në rrjetin social “Facebook” ftoi të gjithë simpatizantët që të marrin pjesë duke theksuar se ndryshimi mes PS dhe PD është se "demokratët pushtojnë sheshet me trupat e robërve në administratë".
‘Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën. Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Eshtë një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare Votën për Rilindjen. Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë. Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar. Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar”, shkruan Rama.
(vijon)
(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet e 23 qershorit, nesër partitë politike zyrtarisht në fushatë