E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci e Kuci nuk komentojnë arrestimet

PRISHTINE-Kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij në Qeveri dhe Parti, Hajredin Kuçi nuk kanë dashur të japin asnjë koment për arrestimet që kanë ndodhur sot ndaj ish ish-mandantëve të UÇK-së, në Drenicë.

Thaçi pas ceremonisë për nder të Holokaustit i është shmangur mediave dhe nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këto arrestime.

Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Hajredin Kuçi pas mbledhjes së Bordit për Sundimin e Ligjit. Ai nuk ka pranuar asnjë pyetje për arrestimet.

Kryeministri, gjatë fjalimit për Holokaustit tërthorazi ka folur edhe për krimet dhe viktimat e luftës.

Ai ka thënë se krime ka në çdo luftë, por jo të gjithë janë fajtor.

"Krime ka në çdo luftë, por kjo nuk do të thotë se çdokush gjatë luftës është fajtor. Të insistojmë në barabarësi të fajësisë është krim po aq i madh si dhe harresë e viktimave dhe arsye se pse ata u viktimizuan", ka thënë Thaçi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›