Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë, Rama: Jo vetëm betejë
TIRANË- Partia Socialiste prezanton kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës me një miting në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”,
Kreu i PS-së Edi Rama nëpërmjet një postimi, gjatë paradites, në rrjetin social “Facebook” ftoi të gjithë simpatizantët që të marrin pjesë duke theksuar se ndryshimi mes PS dhe PD është se "demokratët pushtojnë sheshet me trupat e robërve në administratë".
‘Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën. Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Eshtë një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare Votën për Rilindjen. Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë. Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar. Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar”, shkruan Rama.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Zgjedhjet e 23 qershorit, nesër partitë politike zyrtarisht në fushatë