Sedorf-Milan, edhe një vit së bashku
Klarens Sedorf ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2012 paraditen e sotme. Mesfushori hollandez ka rënë dakord që të qëndrojë edhe një vit tjetër me kuqezinjtë, por me një rrogë më të ulët. “Nuk biseduam shumë. Mjaftuan vetëm 10 minuta për të rregulluar disa detaje. Pas fitores së kampionatit duhet të bëjmë hapin që do të na lejojë fitoren në Ligën e Kampioneve, një objektiv që më motivon shumë”, u shpreh Sedorf pas firmosjes së kontratës