Laveci drejt largimit nga Napoli, e do Totenhemi
ITALI- Alehandro Maconi, prokuratori i Ezekiel Lavecit, ka folur për të ardhmen e argjentinasit, që është në pritje të grumbullimit për Kupën e Amerikës së Jugut. “Nuk e di nëse Laveci do të qëndrojë te Napoli. Kur firmosi kontratën, në të ishte futur edhe një klauzolë shumë e lartë, kështu që nëse do të vijë një ofertë e çmendur, do ta fiskutojmë me Napolin. Megjithatë, ai ndjehet mirë në Napoli, ku e duan tifozët dhe ka një raport të mirë me klubin. Për më tepër, këtë vit është arritur Champions League dhe dëshira për të vazhduar është më e madhe”, u shpreh Maconi. Në orët e fundit është folur për një transferim te Totenhemi. “Nuk e përjashtoj dhe as e konfirmoj. Di që shpesh e kanë parë, por me siguri nuk mund të them asgjë. Në fakt, ka 3-4 skuadra të interesuara për Lavecin, por nuk ka ende asgjë konkrete. Ndonjë klub po merr informacione për të, për rrogën, por ende askush nuk ka folur me mua apo me klubin”, sqaroi menaxheri i argjentinasit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)