Paqe Baloteli-Murinjo Falje për gjithçka
Inter
Më në fund Mario Baloteli e ka bërë hapin e shumëpritur nga trajneri dhe klubi. Pas përjashtimit të pestë radhazi, SuperMario ka folur me Zhoze Murinjon në “Appiano Gentile”. Më pas ka hedhur mendimet e tij në faqen zyrtare të klubit: “Kërkoj falje për situatën që u krijua kohët e fundit”, tha ai. “Kam qenë i pari që kam vuajtur shumë. Tani dua të luaj dhe pres në qetësi të jem efikas për skuadrën time. Dua të shikoj përpara dhe jam i gatshëm për gjithçka”. Tashmë ende nuk dihet nëse do të jetë i grumbulluar për sfidën me Bolonjën.
#