E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seedorf ka oferta

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 18:39

Pas shumë sezoneve dhe sukseseve të mëdha, Clarence Seedorf duket i gatshëm të largohet nga Milan gjatë verës.

Mesfushori holandez ka pranuar se dëshiron të luajë më tepër, ndërsa ka bërë të ditur se tashmë ka marrë oferta nga klube të ndryshme, por nuk i ka përmendur emrat e tyre. “Nuk kam probleme me trajnerin Allegri, e di se më vlerëson dhe për këtë arsye kam pranuar të jem rezervist në të shumtën e kohës. Luaj pak dhe sigurisht se dua të paraqitem më tepër. Deri më tani kam marr shumë oferta”, tha Seedorf për Corriere della Sera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›