Superliga Laci fiton ne ndeshjen ndaj Shkumbinit

Laci ka mundur 5-2 Shkumbinin në transfertë duke marrë tri pikë të rëndësishme në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 24-rt të Superligës. Sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga Stavri Nica, që ka përmbysur avantazhin e shpejtë të vendasve, ndërsa më pas ka siguruar fitoren me një goleadë të vërtetë.
Ndeshja ka nisur me epërsinë e shpejtë të Shkumbinit, pasi kuli do të kthente në gol një 11-metërsh të fituar nga Dervishi. Reagon shpejt Laci, që do të përbyste shifrat në favorin e tij që në pjesën e parë.
Mujdragic do të barazonte rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa 3 minuta më pas sërish sulmuesi serb do të dërgonte topin në rrjetë, duke mbyllur 45 minutat e para me epërsinë e skuadrës së Nicës. Skuadrat do të ktheheshin në fushë me një festival golash, ndërsa në 8 minutat e para, laci do të thellonte në 1-4 rezultatin, në fillim me Mustafaraj dhe më pas me Dragicevic, autor i një trigolëshi në këtë sfidë.
Shkumbini do të kthehej në lojë me Gërbovic, i cili do të ngushtonte shifrat në minutën e 77-të, por shpresat e Shkumbinit për të dalë me pikë nga kjo sfidë do të shuheshin përfundimisht nga Hysa që do të vuloste fitoren e Lacit me golin e pestë.
Java e 24-rt e Superligës do të vijojë në fundjavë me pesë ndeshjet e tjera. Besa-Skënderbeu, teuta-Vllaznia, Kastrioti-Tirana, Dinamo-Elbasani dhe Bylis-Flamurtari.
Nertan Prifti