Koha si ëndërr

Me skenar dhe regji të Christopher Nolanit dhe me protagonist Leonardo DiCaprion, vjen një film i konsideruar si një ndër 10 prodhimet më të mira të të gjitha kohëve! “Inception” për të gjithë adhuruesit e filmit në kanalin DigiGold që në Kosovë e sjell IPKO dhe DigitAlb.
Fitues i 4 çmimeve Oskar dhe i dhjetëra çmimeve të tjera kinematografike. Në një botë ku teknologjia bën të mundur ndërhyrjen në ëndërr, një njeri i specializuar në vjedhjen e tyre do të marrë përsipër misionin më të vështirë: të krijojë një ëndërr në mendjen e dikujt tjetër.
Marrëdhënien në mes të filmit dhe ëndrrave gjithmonë kanë qenë – nëse e huazojmë një term psikoanalitik – e mbivlerësuar. Që nga filmi i parë që fliste për ëndrrat e Frojdit dhe librin e tij “The Interpretation of Dreams”, kinemaja është parë si një përsëritje e mistereve duke gërshetuar mendjen e njeriut dhe paraqitur në imazhe punën e tyre. Kjo natyrisht ka filluar që në shekullin e XX, ku kinemaja paraqet një numër të madh të materialit që flet për fantazitë e miliona njerëzve. Frojdi besohet se këto ëndrra i ka kompozuar me një ngjyrë tjetër, duke i hedhur ato në letrën e bardhë.
Për këtë arsye, në ditët e sotme, kemi shumë filma që flasin për ëndrra.
“Inception”, me regji të Christopher Nolan, paraqet aluzionet dhe citatet e studimit të filmave në letër. Adhuruesit e filmit të Ridley Scott, “Blade Runner” dhe të Stanley Kubrickut “2001” do të jenë në gjendje që në këtë film prapë të shoqërohen me objekte të ndryshme të kultit. Përpos kësaj, ata që janë të dhënë pas mistereve do të mund të gjejnë përgjigje dhe pyetje të ndryshme filozofike që më sa duket Nolan ka arritur ti sjell shumë mirë në filmin e tij. Pra, “Inception” është një film që sjell një lloj përvoje për dikë që mund ta takoni papritur. Është sikurse një ëndërrim argëtues sesa një makth primitiv, një gjë që ju argëton para se ta analizoni dhe pastaj pas afërsisht dy orë e gjysme shihni se koha ka kaluar shumë shpejt, përderisa para jush paraqiten harta të ndryshme tredimensionale, sidomos tek aktorja Marion Cotillard, e cila luan shumë bukur para Leonardo DiCaprios.
Me një fjalë, “Inception” paraqet një film të bërë nga një regjisor talent, i cili ka krijuar një art që shumë shpejt do të hyjë në histori. Dhe ky zbulim interesant filmik do ju përcjell gjatë tërë javës së ardhshme në DigitAlb dhe IPKO.
Inception
Skenari dhe regjia: Christopher Nolan; regjisor i fotografisë: Wally Pfister; montazha: LeeSmith; muzika: Hans Zimmer; dizajner: Guy Hendrix Dyas; kostumet: Jeffrey Kurland; producentë: Emma Thomas dhe Nolan; Distributor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 22 minuta.
Aktorë: Leonardo DiCaprio (Cobb), Joseph Gordon-Levitt (Arthur), Ellen Page (Ariadne), TomHardy (Eames), Ken Watanabe (Saito), Dileep Rao (Yusuf), Cillian Murphy (Robert Fischer Jr.), TomBerenger (Browning), Marion Cotillard (Mal), Pete Postlethwaite (Maurice Fischer), Michael Caine (Miles) and Lukas Haas (Nash).